Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur konkurs për ndarjen e çmimeve vjetore “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021” dhe Shkencëtari/ja i/e ri/e i/e vitit 2021”.
Këtë vit do të ndahen tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021” dhe tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e ri/e i/e vitit 2021”.
“Këto çmime synojnë të promovojnë cilësinë në punën shkencore, të inkurajojnë ngritjen në karrierë dhe të shpërblejnë përpjekjet dhe përkushtimin e hulumtuesve shkencorë të cilët janë në proces të avancimit të diturive të tyre në fushën përkatëse të ekspertizës”, ka njoftuar kjo ministri.





