LAJME

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2025, 18:14

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%.

MAShTI njofton se, përmes platformës e-Kosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës.

Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika