Home LAJME MASHT hap konkursin për 100 bursa për nxënësit e regjistruar në drejtimet deficitare dhe ato teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për nxënësit e regjistruar në drejtimet deficitare dhe ato teknike

0
MASHT hap konkursin për 100 bursa për nxënësit e regjistruar në drejtimet deficitare dhe ato teknike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës kanë hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP.

“Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, ka theksuar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here