Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në planin mbi strategjinë e digjitalizimit në arsimin e lartë për periudhën 2021-2027.Ministri në Ramë Likaj shtoi se për vitin 2021 janë paraparë shumë projekte duke filluar nga përfshirja e fëmijëve në arsimit parashkollor, para universitar dhe atë të lartë.Likaj tha se janë duke u ndërtuar edhe shumë institucione të reja nga fondi qeveritar, në mënyrë që të ndihmojnë qasjen e fëmijëve dhe arritjen e tyre në shkolla.
MASh-i planifikon arritjen e digjitalizimit në arsimin e lartë deri në vitin 2027

“Për vitin 2021 ka projekte shumë. E kemi gjithpërfshirjen, pastaj përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor i cili është një prej prioriteteve që ka Qeveria e Kosovës. Janë ndërtuar shumë institucione të reja dhe janë duke u ndërtuar me fonde të qeverisë dhe ka projekte që e ndihmojnë qasjen e fëmijëve dhe arritjen e tyre në arsimin parashkollor”.
“Ndërsa në arsimin para universitar ka projekte në fushën e trajnimit të mësimdhënësve dhe në fushën e mësimit profesional. Ndërsa në arsimin e lartë jemi duke punuar në aspektin e legjislacionit dhe ndërtimin strategjisë së re që është plani 2021-2027 strategjia mbi digjitalizimin në arsim”.“Ne shpresojmë të ketë përmirësime dhe jemi duke punuar në atë drejtim dhe jemi duke u munduar të sigurojmë infrastrukturë më të mirë edhe tekste shkollore më të mira dhe trajnim adekuat të mësimdhënësve”, u shpreh ai.
Ndërsa sa i përket testit të arritshmërisë dhe maturës, Likaj tha ka një progres të tekstet mësimore të cilat janë duke u rishikuar nga Këshilli Shtetëror i Maturës.“Përgatitjet bëhen të zakonshme. Arsimtarët janë duke u trajnuar në vazhdimësi edhe projektet të cilat e kanë përkrahur këtë edhe donatorët dhe partnerët janë duke punuar për testin e arritshmërisë dhe maturës”.“Kemi një progres të tekstet mësimore janë duke u rishikuar dhe tash është një Këshill Shtetëror i Maturës i cili do t’i marrë hapat në vazhdim. Nxënësit do t’i kthehen mësimit dhe do të normalizohet gjithçka”, u shpreh ai për EO.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Zotëria i Parë ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Mungesat e barnave në QKUK, ministri Vitia publikon stoqet e SHSKUK-së

