Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris njofton se për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër, 7 prill, deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore.
Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në facebook nga kjo Ambasadë.





