Sot me rastin e ditës së 8 Marsit, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të mbahet aktiviteti “Marsho me Biçikletë”.Organizatorja Fitore Pacolli në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka thënë se qëllimi i këtij marshi është që të ketë sa më shumë gra me biçikleta dhe sa më pak vetura në rrugë e në trotuare.“Ky marsh i ka dy arsye: 1) organizimi i parë i këtij lloji që ndodh për 8 Mars dhe 2) rrugët tona janë të bllokuara nga veturat – po ashtu edhe trotuaret dhe liria e lëvizjes tek gratë kufizohet shumë”.
“Në anën tjetër kemi shumë burra në vetura dhe pak gra që posedojnë vetura dhe biçikleta është një mjet që ia ja jep mundësinë gruas që të udhëtojë përmes saj”.“Sa më shumë që kemi gra në rrugë, ne do të kemi më shumë hapësira të lira dhe sa më pak vetura”.“I inkurajojmë edhe burrat që të bashkëngjiten”.