- Reklama -

Marshi protestues “Marshojmë s’festojmë”, ngjyroset me të kuqe objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë

“Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë policia patriarkale”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, janë disa nga thirrjet e marshit protestues kundër vrasjes së grave organizuar nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, raporton Ekonomia Online.

Marshi protestues ka nisur nga Pallati i Drejtësisë, për të vazhduar deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.

- Reklama -

Vlora Gashi nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka akuzuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për vrasjet e grave, duke thënë se që nga viti 2010, 48 gra u vranë nga burrat në Kosovë.

“Këtë 8 mars i denoncojmë si vetë fajtore të gjitha institucionet e drejtësisë për vrasjen e grave. Që nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Janë pikërisht këto institucione të cilat dështuan t’i mbrojnë gratë edhe ato kur kërkuan ndihmë. Janë këto Gjykata e Prokurori, që vazhdojë t’i neglizhojnë gratë e t’i trajtojnë si qytetar të rendit të dytë”.

“Ne e dimë përderisa ka policë e prokurorë që lirojnë burra dhunues, gratë do të përfundojnë të vrara nga burrat. Njëjtë sikur Lirie Qerimaj që u vra këtë vit pasi që bashkëshorti i saj u lirua edhe pas raportimit të saj për dhunë. Ne e dimë që përderisa ka gjykatës, prokurorë e institucione që besojnë se gratë meritojnë të ngacmohen, të përdhunohen, të rrihen a vriten, për neve nuk mund të ketë siguri e qetësi. Këtë 8 mars duam ta kthejmë vëmendjen te zinxhiri i kalbur patriarkal i drejtësisë, kjo pasi që këto institucione po i vrasin gratë njëherë duke mos i dalë në ndihmë sa janë gjallë e po i vrasin për së dyti duke i dhënë dënime të ulëta vrasësve. Ne sot kërkojmë llogari nga secili institucion veç e veç për të gjithë ato gra të vrara”, tha ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort