LAJME

Marrëveshja për dokumente është arritur, por ajo për targat? – flet Borrell

Marrëveshja për dokumente është arritur, por ajo për targat? – flet Borrell
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Gusht 2022, 08:05

“Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”.

Kështu ka thënë Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kur është pyetur për synimet për arritjen e marrëveshjes për targa.

Gjatë një interviste për shërbimin publik austriak ORF, të dielën, Borrell e ka cilësuar lajm të mirë marrëveshjen e 27 gushtit.

Madje ka thënë se do të mund të shkaktohej krizë nëse marrëveshja për dokumente nuk do të arrihej.

Por shton se kanë ende punë përpara – tash ta arrijnë marrëveshjen për targa mes Kosovës dhe Serbisë.

Një marrëveshje për targa ishte arritur më 30 shtator 2021, por nuk ka gjetur zbatim në teren.

E më 1 shtator të këtij viti do të hyjë në fuqi reciprocieti i targave, sipas Vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim ishte kundërshtuar nga serbët lokalë si dhe nga Beogradi. Rrugët në Veriun e Kosovës ishin bllokuar më 31 korrik, duke shkaktuar tension.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika