LAJME

Marrëveshja me Bahamas u nënshkrua sot në Washington

Marrëveshja me Bahamas u nënshkrua sot në Washington
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2026, 20:22

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë hyrjeje ndërmjet Kosovës dhe Bahamas.

Marrëveshja është nënshkruar në Uashington D.C. nga ambasadorët përkatës të dy vendeve, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës dhe Bahamas të udhëtojnë pa viza hyrëse.

Sipas presidentes Osmani, ky hap vjen si rezultat i takimit dhe marrëveshjes me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis, pas aktit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve në dhjetor.

Ajo ka theksuar se marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bahamas, duke thelluar bashkëpunimin dhe duke afruar më shumë popujt e dy vendeve

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika