Nga sot hyn në fuqi mbulimi i simboleve shtetërore në targa të Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo e arritur në Bruksel, e cila do të aplikohet si masë e përkohshme derisa të vendoset një e përhershme.
Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Serbisë ka dorëzuar edhe doracakun se si duhet të mbulohen simbolet e Republikës së Kosovës në targa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.





