Vendet e BE-së dhe ligjvënësit e BE-së do të bien dakord për një port të përbashkët karikimi për telefonat celularë, tabletët dhe kufjet më 7 qershor.
Kjo pritet të ndodhë kur ata të takohen për të diskutuar një propozim që është kritikuar ashpër nga Apple (AAPL.O), kanë thënë njerëz të njohur me këtë çështje, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Propozimi për një port të vetëm të karikimit celular u prezantua për herë të parë nga Komisioni Evropian më shumë se një dekadë më parë pasi përdoruesit e iPhone dhe Android u ankuan se duhej të përdornin karikues të ndryshëm për telefonat e tyre.





