- Reklama -

Marigona Qerkezi, sopranoja e skenave prestigjioze: Mos hiqni dorë nga ëndërrat tuaja

Depërtimi i thellë në detajet e roleve debutuese si dhe integrimi e mishërimi emocional në karakteret komplekse që shpesh karakterizohen me konflikte të brendshme dhe të jashtme e kanë shëndrruar Marigona Qerkezin në një prej sopranove më të shquara shqiptare, karriera e së cilës po zhvillohet mbi skenat e teatrove më prestigjioze ndërkombëtare.

Sa herë që përmendet emri i saj një ndjesi e veçantë krenarie përshkon trupin që përmban të njëjtin dell, gjak e zemër. Si një yll i rrallë i botës operistike, në esencë përbën një pasuri kombëtare me vlerë të paçmuar, që dinjitetshëm prezanton vendin e saj edhe para botës.

- Reklama -


Padyshim çdo sukses i sopranos shënon sukses edhe të kombit të saj, emrin e të cilit kujdeset që ta prezantojë edhe para vendeve që refuzojnë ta njohin Kosovën si vend dhe shtetësi. Mbi të gjitha ajo shihet edhe si një frymëzim për të gjithë të rinjt që synojnë të ndjekin ëndërrën e tyre, drejt majave evropiane dhe botërore.


Arti dhe zëri i saj i fuqishëm janë aspekte të identitetit të saj që e kanë bërë atë të admirueshme te publiku, përderisa eleganca, finesa dhe përgjegjësia skenike janë aksesorët më të mirë që i m’vishen në çdo paraqitje. Pamja e saj prej një dive bjonde me sy të kaltër magjepsës që pasqyrojnë qetësi e thellësi, dhe prezenca e fuqishme skenike, e kompleton gjithë përgatitjen e saj profesionale dhe artistike të ndërtuar me përkushtim që nga mosha gjashtë vjeçare. Ky lloj arti shumëdimensional ka bërë që asaj t’i besohen role kryesore dhe me peshtë nga repertori botëror.

Ajo ka lindur në Zagreb të Kroacisë, ku edhe është regjistruar në shkollën e muzikës për të vijuar mësimet për instrumentin e flaut-it. Si soliste për herë të parë është prezantuar në moshën 6-vjeçare në Lubjanë. Kurse në moshën 22 vjeçare ajo ka debutuar si profesioniste në skenën operistike, në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Oman (Royal Opera House Muscat) me rolin e Mbretëreshës së Natës në “Flautin Magjik” të Mozartit. Që nga ajo kohë sopranoja e cila është e diplomuar për flaut, solo-këndim dhe menaxhim biznesi ka pasur një karrierë shumë të suksesshme.

“Që në moshën gjashtë vjeçare unë kam filluar të këndoj për publikun në skenë, isha atë kohë në Ljubljanë, në Slloveni, dhe më vonë me kalimin e kohës fillova ta realizoj ëndrrën dhe dashurinë time për muzikën – këndimin i cili u bë edhe profesioni im”, ka thënë sopranoja Qerkezi.

Prania e saj në koncerte si dhe shfaqje operistike qysh nga fëmijëria e hershme kanë qenë ngjarje inspiruese për të në atë kohë, duke e bërë të afrohet edhe më shumë me botën e mrekullueshme të muzikës klasike, ngase ajo si rrallë kush tjetër ka pasur fatin të rritet me zërin kristal të nënës së saj, të mezzosopranos Merita Juniku, e cila deri në ditët e sotme për të ka qenë inspirimi dhe mbështetja më e madhe.

“E kam pedagoge vokale dhe është çdoherë pranë meje duke transmetuar përvojën e saj si mezzosopranoja e parë kosovare me karrierë ndërkombëtare. Jam tejet me fat që e kam krahun tim të djathtë”, ka thënë Qerkezi duke potencuar se performancat e tanishme në skena prestigjioze në produksione me artistë të jashtëzakonshëm janë inspirim për rrugëtimin e saj të ardhshëm, për të cilin është e përkushtuar çdoherë e më shumë.

Sopranoja Qerkezi është produkt i një disipline të hekurt, me përqëndrim dhe studim maksimal edhe ndaj detajeve që i sigurojnë një qasje më të lehtë në karakterin e rolit interpretues. Harmonizimi i teknikës vokale dhe interpretimit emocional është një aspekt i veçantë dhe vendimtar që përcakton kualitetin e interpretimit në shfaqje, të cilën gjë e ka perfeksionuar aq shumë sa që sopranoja flokëartë të magjeps duke i kombinuar në muzikë abstrakten me konkreten.

“Natyrisht teknika dhe puna është baza e parë para se të vazhdohet drejt rrugës për të pasur sukses sidomos në këtë profesion. Sa i përketë qasjes personale, rolet të cilat i interpretoj janë role kryesore të gjata me peshë, vështirësi dhe përgjegjesi të madhe dhe krahas kësaj, përveç afinititeve vokale-interpretative, kërkojnë edhe përgatitjen adekuate të cilën e vazhdoj qysh prej vite e vite, pra një kontinuitet i pandalshëm i plot këtyre elementeve”.

Ajo ka performuar në teatrot “La Fenice” të Venecies, “Gran Teatre del Liceu” të Barcelonës, “Teatro Regio di Para”, “Teatro Carlo Felice di Genova”, “Opera Royal de Walloie Lege” dhe shtëpinë e Operës në Dubai, ku ka interpretuar role të rëndësishme si Lucia (Lucia di Lammer-moor), Gilda (Rigoletto), Donna Anna (Don Giovanni) Norma (Norma), Leonora (Il Trovatore), Mimì(La Bohème), Abigaille (Nabucco) etj.

Sopranoja Qerkezi thotë se për secilin rol të ri që i ofrohet për interpretim, qysh nga leximi i draftit të parë ushqehet një lidhje dhe mishërim emocional me karakterin e veprës, e cila pastaj reflekton edhe te publiku në sallat e shumta interpretuese anekënd globit.

Pjesëmarrja në festivalet prestigjioze si “Rossini Opera Festival”, “Festival Verdi”, “Savonlinna Opera Festival”, “St Galler Festspiele” si dhe skenat operistike në Itali, Belgjikë, Zvicër, Amerikë, Japoni, Spanjë, Finlandë, Brazil, Emirate të Bashkuara, Kroaci, Holandë, Gjermani, Angli, Francë në të cilat është shpërblyer me plot çmime dhe vlerësime padyshim se kanë kontribuar, përmbushur dhe pasuruar atë që ajo sot përfaqëson.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Mbahet seancë gjyqësore për rastin “Cobra”, jep dëshminë babai i viktimës

Në seancë gjyqësore në rastin Cobra, ku biznesmeni Dibran...

SHBA:Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 emigrantëve

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion të gjerë...

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje të rëndë në argjendari

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se, pas...

Vdekja e tre të miturve, kujdestari i tyre thotë se në objektin që ua mori jetën loznin deri në 20 fëmijë

Pasditen e së shtunës, Jabllanica e Gjakovës u trondit...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort