Në akademinë përkujtimore për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Marigona Jashari, vajza e komandantit legjendar Adem Jashari, tha se Epopeja e marsit mblodhi shpresën dhe vëmendjen e kombit. Ajo përkujtoi sakrificën e të rënëve dhe rolin e jashtëzakonshëm të grave dhe vajzave shqiptare në luftën për liri.
Në emër të familjes Jashari, Marigona tha se Epopeja e marsit mblodhi gjithë vëmendjen dhe shpresën e kombit në një vend.
“Në një vend ku radhët e atyre që mbronin dinjitetin kombëtar nuk u ndalën më. E kaluara jonë veçohet nga angazhimi i të gjitha formave për lirinë. Në këtë rrugë të gjatë plot vuajtje e heroizëm kanë dhënë edhe vajzat e gratë shqiptare.”





