LAJME

Marigona Geci: Do të votoj PRO Vjosa Osmanit për presidente

Marigona Geci: Do të votoj PRO Vjosa Osmanit për presidente
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2021, 21:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Marigona Geci, ka deklaruar se do të votoj pro kandidates për presidente Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Pasi që Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marr vendim të qëndroj në seancë për zgjedhjen e presidentit.

Unë personalisht nuk kam as një arsye, as personale,as politike të votoj kundër Vjosa Osmanit.

Sikur LDK të mos qëndronte në sallë, as unë nuk do të qëndroja në sallë, sepse votat e mia i kam marr nën logon e LDK-së.

Tani Lidhja Demokratike ka marr vendim të qëndroj në sallë dhe tani unë publikisht deklaroj se do të votoj PRO Vjosa Osmanit,për presidente.

Me respekt,

MG

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika