LAJME

Maqedonia sot shqyrton lehtësimin e masave anti-Covid

Maqedonia sot shqyrton lehtësimin e masave anti-Covid
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2021, 07:59

Maqedonia sot shqyrton lehtësimin e masave anti-Covid
Javën që vjen pritet të ketë një lehtësim të masave për shkak edhe të rënies së numrit të të infektuarve
Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut do të mblidhet nesër për të rishikuar masat anti-COVID.

Mediat atje raportojnë se zv/ ministri i Shëndetësisë, Ilir Asani shprehet optimist se javën që vjen do të ketë një lehtësim të masave për shkak edhe të rënies së numrit të të infektuarve, përcjell Albinfo.ch

Nga ana tjetër vijon vaksinimi masiv i popullatës, ndërkohë që kryeministri Zaev sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës “Sinofarm” në pikën për vaksinimin në sallën e sportit “Boris Trajkovski”.

Në Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën nga koronavirus 5356 qytetarë, shumica e të cilëve kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika