Kreu i Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petlickovski në një intervistë për ALSAT u shpreh optimist se trendi i uljes së rasteve të reja dhe shtrimeve në spitale si pasojë e Covid-19 do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, gjë e cila do të mundësojë lehtësimin e masave.
Ai shtoi se për momentin nuk parashihen lehtësime për shtetasit e huaj të cilët futen brenda Maqedonisë. Doza e tretë e vaksinës anti Kovid sipas tij, për momentin është mbrojtja më e sigurt ndaj virusit korona.
“Lehtësimi i masave, gjegjësisht heqja e maskave dhe certifikatave është mjaft aktuale në shumë vende. Ne sigurisht se po e diskutojmë heqjen e masave, por do ta diskutojmë edhe më shumë në një të ardhme shumë të afërt. Shumica e këtyre vendeve kanë arritur përqindje shumë të lartë të të vaksinuarve. Ne jemi duke kalkuluar e përqindjen e të imunizuarve dhe besoj se javëve në vijim do të diskutohet”.





