- Reklama -

Maqedonci: Ushtria e Kosovës gëzon dashurinë e SHBA-ve, por edhe politika e vendit

Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, ka thënë se Ushtria e Kosovës gëzon dashurinë e SHBA-ve, por atë dashuri e gëzon edhe politika e vendit.
Ai ka thënë kështu derisa është pyetur nga moderatori Ermal Panduri se pse ushtria e Kosovës po mbështetet nga Amerika, ndërsa politika jo, duke ia kujtuar fjalët e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se ka ngecje dhe se nuk kemi raportet siç i kemi pasur më parë me Qeverinë e Kosovës.

“Unë vlerësoj që, duke e dashur politikën e mbrojtjes, e duan edhe politikën,” ka thënë Maqedonci.

- Reklama -

“Ka pasur mospajtime. Unë besoj që, duke u ftuar ministri i Mbrojtjes, ftohet Qeveria e Kosovës, Republika e Kosovës, ushtria e Kosovës gjithashtu. Duhet kuptuar që ushtria është një mjet i politikës dhe është – në çdo vend demokratik – ushtria nuk është e shkëputur nga politika… nga politikat që promovon Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me kryeministrin Kurti”.

“Unë nuk do të kisha mund të performoja mirë në qoftë se nuk do të kishim mbështetjen e parezervë të kryeministrit Kurti për politikat e mbrojtjes. Pastaj, mospajtimet që mund të kemi si qeveri dhe si politikë – jo vetëm me Shtetet e Bashkuara, por me këdo tjetër – mund të jenë në dimensione të ndryshme edhe për çështje të ndryshme. Mirëpo, askund këto mospajtime nuk kanë lënduar raportet e thella që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin tonë kyç strategjik,” ka thënë ai në Debat Plus.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort