- Reklama -

Maqedonci: Ushtarët janë zemra dhe nderi i Republikës së Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një urim të veçantë me rastin e “Ditës së Forcës”, duke iu adresuar të gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarakëve në pension dhe zyrtarëve civilë. Ai tha se ushtria e Kosovës, e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të jashtëzakonshme, sot është më e fortë se kurrë dhe respektohet në të gjitha anët e botës.

 

- Reklama -

Duke numëruar arritjet e FSK-së, Maqedonci theksoi se ushtria është e gatshme ta mbrojë Kosovën nga çdo kërcënim apo rrezik.

“Të dashur nënoficerë aktivë dhe rezervë, ushtarakë të pensionuar dhe ju zyrtarë civilë që shërbeni në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të dashur qytetarë të Republikës. Sot, në ‘Ditën e Forcës’, zemrat tona rrahin me krenari të veçantë. Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave, e cila po rritet dhe po fiton respektin e aleatëve tanë anë e mbanë botës. Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit, përkushtimi i çdo ushtari, oficeri e kadeti që zgjohet çdo ditë me një mision: mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai më pas ka numëruar pajisjet dhe kapacitetet ushtarake që ka sot FSK-ja, duke nënvizuar se kjo forcë ngrihet dhe respektohet krah për krah me aleatët e saj.

“Në këto vite të punës sonë të përbashkët, përmes angazhimit të palodhshëm, e kemi rritur dhe fuqizuar FSK-në si kurrë më parë. Me fluturake në qiell, sisteme raketore dhe sisteme artilerie në tokë, autoblinda në rrugë dhe armë e pajisje moderne të këmbësorisë, po sigurohemi që forca jonë të rrisë kapacitetet e saj luftarake dhe të jetë e gatshme të përballet me çdo kërcënim që synon të cenojë territorin dhe jetën e qytetarëve tanë”, theskoi ai.

“Infrastruktura e ushtrisë sonë po zhvillohet çdo ditë, me poligone të reja trajnimi dhe baza të reja ushtarake, duke mundësuar stërvitje më cilësore dhe realizim të detyrave ditore. Përmes rekrutimit të personelit dhe investimeve në trajnim dhe edukim, po sigurohemi që shkathtësitë dhe dija të ndërthuren me pajisjet dhe armët moderne për kryerjen e suksesshme të detyrave taktike. FSK sot është një forcë që respektohet, llogaritet dhe zhvillohet me dinjitet krah për krah me aleatët tanë, duke e bërë Kosovën më të fortë dhe më të sigurt se kurrë”, u shpreh Maqedonci.

Në fund, ai theksoi se ushtarët janë zemra e gjithë kësaj arritjeje.

“Ju ushtarë jeni zemra e kësaj arritjeje. Ju jeni guximi, disiplina dhe nderi i Republikës së Kosovës. Në këtë ditë dua t’ju them nga zemra: vazhdojmë së bashku me besim, me guxim dhe me dashuri për këtë vend. Gëzuar ‘Ditën e Forcës’! Rroftë ushtria dhe Republika jonë”, ka theksuar Maqedonci.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort