Në kuadër të takimeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u prit në Departamentin e Luftës së SHBA-së, nga ndihmës sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.
Sipas njoftimit të Ministrisë, në takimin me sekretarin Zimmerman dhe stafin e Departamentit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvilluan diskutime të rëndësishme për situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet ndërkombëtar.
Siç bëhet e ditur, sekretari Zimmerman vlerësoi lart rritjen e investimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbrojtje, vizionin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe në progresin që Kosova ka arritur në forcimin e kapaciteteve ushtarake.





