Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë “Baykar”, në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Maqedonci takon Haluk Bayraktar, thekson miqësinë Kosovë–Turqi para ndeshjes në “Fadil Vokrri”

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka theksuar se së bashku kanë ndjekur nga afër atmosferën sportive, duke e cilësuar këtë përballje si një duel të fortë, por të ndershëm mes dy përfaqësueseve.
Ai ka vlerësuar se kjo ndeshje shkon përtej garës për pikë, duke e konsideruar si një festë të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes popullit të Kosovës dhe atij të Turqisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Abdixhiku i përgjigjet Gazmend Muhaxherit e Imri Ahmetit pasi ia kërkuan dorëheqjen: Si nuk u ngopët kurrë?

Dy degë të LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Katër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

