LAJME

Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2024, 21:26

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e paqes” në kuadër të konferencës Defense 24, që po mbahet në Poloni, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të shteteve anëtare të NATO-s, dhe intervenimit të tyre të suksesshëm në Kosovë me qëllim ndërprerjen e gjenocidit dhe çlirimin e vendit.

Maqedonci ka thënë se “Kosova si shtet i pavarur me rritjen më të madhe ekonomike në Ballkan, zhvillimin më të dukshëm në lirinë e mediave, fjalës së lirë, është një histori suksesi e misionit të NATO-s, por për fat të keq nuk mund të themi se rreziku në Ballkan më nuk ekziston”.

“Derisa po zhvillohet agresioni rus në Ukrainë, zgjatimi i Rusisë në Ballkan, Serbia, po i njëjti shtet që shkaktoi luftën në vitin 1999 në Kosovë, vazhdon të ketë qasje agresore ndaj Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Më tej ai ka thënë se “sulmi në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, dëshmoi që mendësia e njëjtë hegjemoniste vazhdon të ekzistojë në mesin e kastës drejtuese të Serbisë”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika