Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një postim lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak Shumëkombësh Lindje, në kampin amerikan Camp Bondsteel.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti.
Maqedonci ka falënderuar Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, si dhe ka uruar Kolonel Samuel Sargeant për marrjen e detyrës së re në krye të këtij misioni.





