Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shpreh ngushëllime autoriteteve turke për humbjen e jetëve në aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet.
Maqedonci ngushëllon Turqinë për humbjen e jetëve në një aksident ajror

Ministri Maqedonci ka thënë se është jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm për aksidentin ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet.
“Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur. Fatmirësisht pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët”, ka thënë ai./rtk
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

