LAJME

Maqedonci në SHBA për të përcaktuar prioritetet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Maqedonci në SHBA për të përcaktuar prioritetet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2025, 10:25

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ministrisë së Brendshme në këtë vizitë do të përcaktohen prioritetet e ardhshme në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

“Një vizite që do të kulmojë me konsultimet bilaterale të mbrojtjes, ku do të përcaktohen prioritetet e ardhshme të bashkëpunimit në këtë fushë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.Forcimi i marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mbetet një prioritet strategjik për Republikën e Kosovës, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatë.

Në këtë vizitë po qëndron edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika