Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se bashkë me Shqipërinë dhe mbështetjen e saj, Kosova synon të jetë pjesë e NATO-s dhe e strukturave tjera euroatlantike.
Maqedonci: Me mbështetjen e Shqipërisë synojmë të jemi pjesë e NATO-s

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri Maqedonci vlerësoi vizitën e parë të homologut të tij në Kosovë.
“Si dy vende demokratike ne po vazhdojmë të kontribuojmë në luftën globale kundër rreziqeve që rrezikojnë dhe kërcënojnë sigurinë globale siç është rasti i luftës në Ukrainë ku dy vendet tona janë pjesëmarrëse aktive të grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës dhe po ndihmojmë popullin e Ukrainës në luftën për liri. Jemi pjesë e përbashkët e shumë iniciativave regjionale dhe synimi ynë do të jetë që bashkë me Shqipërinë dhe mbështetjen e saj të jemi në të ardhmen e afërt pjesë e NATO-s dhe pjesë e strukturave tjera euroatlantike. Faleminderit ministrit Vengu për vizitën dhe respektin që na keni bërë duke zhvilluar vizitën tuaj të parë në Kosovë”, u shpreh Maqedonci.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

