Kosova është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, ka bërë të ditur të enjten Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
I ftuar në “60 minuta” në KTV, Maqedonci ka thënë se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencat planifikuese për DEFENDER Europe 2025.
“Kosova tashmë është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencat planifikuese për DEFENDER Europe 2025 që do të realizohet gjithashtu në pjesën e Evropës juglindore. DEFENDER 2025 është vazhdimësi e serisë së ushtrimeve DEFENDER. Kosova sërish do të vazhdojë të mbetet vend pritës i ushtrimit DEFENDER, kemi rikthim në këtë ushtrim”, ka thënë ai.





