Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që ta mbrojë vendin dhe sovranitetin. Në konferencën e fundit për këtë vit, ai tha se vendosja e xhandarmërisë serbe në kufirin me Kosovën paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin.