Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Shqipërinë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Shqipërinë

Në margjinat e Forumit të Sigurisë së Mynihut , ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim trilateral me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, në vazhdën e partneritetit strategjik dhe vizionit të përbashkët për forcimin e sigurisë në rajon.

 

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë takimit, gjatë këtij takimi u dakorduan hapa konkretë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke e ngritur atë në një nivel më të strukturuar dhe më të fuqishëm.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua industrisë së mbrojtjes, zhvillimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me standardet e NATO-s për municione dhe sisteme të armatimit, si dhe investimeve strategjike që forcojnë vetëqëndrueshmërinë, rrisin ndërveprueshmërinë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e paqes, stabilitetit rajonal dhe sigurisë më gjerë”, thuhet në njoftim .

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika