Mbi dy milionë euro do të jenë projektet që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do t’i ndajë në projekte për 17 komuna të ndryshme të vendit, thuhet në postimin e bërë nga ministri Krasniqi në faqen e tij zyrtare në facebook, raporton TV Prizreni.
Këto mjete do të shpenzohen në financim të projekteve komunale për zhvillim zhvillim të infrastrukturës Socio-Ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Shkrimi i plotë nga ministri Krasniqi:
MAPL mbështet komunat në 24 projekte me mbi 2 milion euro
Sot kam nënshkruar 24 marrëveshje me Komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është financimi i projekteve komunale për zhvillim të infrastrukturës Socio-Ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.