- Reklama -

Manipulon aksidentet për përfitime nga sigurimi, arrestohet kosovari në Gjermani

Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku , shumica të inskenuara

Oficerët e policisë kanë bastiur të enjten (3 dhjetor) disa apartamente dhe lokale afariste në Stuttgart dhe Schorndorf me ç`rast kanë arrestuar një person 40-vjeçar, shkruan polizeinews.de.

- Reklama -

Ai, së bashku me të dyshuar të tjerë, akuzohen se kishin manipuluar aksidente trafiku dhe kështu kanë mashtruar kompanitë e sigurimeve, transmeton albinfo.ch.

Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit të vitit 2016 dhe tetorit 2020.

Shumica e aksidenteve në dyshohet se ishin manipuluar.

I dyshuari besohet se ka marrë si dëmshpërblim një shumë gjashtë shifrore (mbi 100 mijë euro) nga kompani të ndryshme të sigurimeve.

Zyrtarët kanë konfiskuar materiale të shumta që mund të shërbejnë si dëshmi, të cilat tani duhet të vlerësohen. Hetimet, veçanërisht ato për deliktet tjera dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm, janë duke vazhduar.

Kosovari i akuzuar i cili dyshohet të ketë kryer edhe delikte të tjera, përfshirë mashtrim të kredidhënësit, është paraqitur të premten para një gjykatësi, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit ka lëshuar ​​urdhrin e arrestit ndaj tij, të kërkuar nga prokurori publik dhe e ka ekzekutuar këtë urdhër.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort