Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 11 janar 2022, policia në Mamushë ka arritur të identifikoj të dyshuarin i cili me datë 31 dhjetor 2021, duke festuar në qendër të komunës së Mamushës kishte shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu.
Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër kishte qytetarë tjerë të cilët merrnin pjesë në festimin e vitit të ri. Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë dy armë si:
Pushkë gjuetie e llojit IMPALA PLUS , dhe
Pistoletë e llojit CANIK SFX 9.19
Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti Y.K i lindur në vitin 1986. Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull, thuhet në njoftim/tvprizreni.net/