Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Kalimit në Vermicë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të tipit “Old Timer”, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara, konkretisht autopjesë të ndryshme, të reja dhe të përdorura, të cilat ishin të vendosura në bagazh, në pjesën e përparme dhe të pasme të veturës.
Mallra të padeklaruara në automjetin “Old Timer”, zbulohet kundërvajtje doganore në Vermicë

“Ky veprim përbën kundërvajtje doganore për mosdeklarim të saktë të mallrave, duke shkelur rregullat ligjore dhe duke rrezikuar sigurinë e tregut vendor. Automjeti dhe mallrat e padeklaruara janë ndaluar përkohësisht në PKK Vermicë, dhe po ashtu është iniciuar procedura ligjore dhe administrative përkatëse në lidhje me rastin”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana e Kosovës thekson tutje se do të vazhdojë me përkushtim angazhimin e saj në luftimin e veprimeve të paligjshme në kufi, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë kombëtare dhe garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

