LAJME

Malishevë:U raportua e zhdukur 4 ditë më parë, policia e gjen gruan dhe e dërgon te familja

Malishevë:U raportua e zhdukur 4 ditë më parë, policia e gjen gruan dhe e dërgon te familja
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2024, 12:17

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur më 7 nëntor në Malishevë, është gjetur.
Kështu njofton policia përmes raportit 24 orësh.

E njëjta është intervistuar në prezencë të zyrtares për punë sociale, i është ofruar tretman mjekësor e më pas është dërguar te familja e saj.

“Lidhur me rastin është raportuar se me 11.11.2024 njësiti i hetimeve ka arritur te gjej vendndodhjen e viktimës femër kosovare dhe e njëjta është intervistuar në prezencën e zyrtares për punë sociale. Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar tek familja e saj”, thotë policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika