LAJME

Malishevë, vdes këmbësori që ishte goditur nga një veturë një javë më parë

Malishevë, vdes këmbësori që ishte goditur nga një veturë një javë më parë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Korrik 2025, 22:19

Një person ishte goditur nga një veturë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, më 15.07.2025.

Sot, më 22.07.2025, Policia e Kosovës njofton se këmbësori i aksidentuar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për KALLXO.com se për vdekjen e viktimës është njoftuar prokurori i shtetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika