LAJME

Malishevë, babai niset të raportoj të birin në Polici, ky i fundit e godet veturën e prindit nga mbrapa

Malishevë, babai niset të raportoj të birin në Polici, ky i fundit e godet veturën e prindit nga mbrapa
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2024, 11:04

Një burrë nga Malisheva është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuat më 13.02.2024 në ora 17:00, pasi ai dyshohet se ka goditur me veturë nga mbrapa veturën e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Malishevë, derisa e gjithë situata dyshohet se ka nisur pasi i dyshuari fillimisht kishte penguar babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone të viktimës duke dëmtuar pronën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika