LAJME

Malishevasi gjuan me armë në dasëm, policia ia bastisi shtëpinë

Malishevasi gjuan me armë në dasëm, policia ia bastisi shtëpinë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2022, 09:22

Një person nga Malisheva më 12 gusht ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Por këtë akt e ka publikuar në rrjetet sociale, thotë raporti i policisë.

Duke qenë vepër penale, atij i është bastisur shtëpia.

Ai ka thënë se armën ia ka dhënë një personit tjetër – që sipas tij “tash gjendet jashtë shtetit”.

Gjatë bastisje së shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 92 fishekë dhe 15 gëzhoja, mirëpo pistoleta nuk është gjetur.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika