LAJME

Malisheva mposht 2:0 gjigantin skocez Hibernian

Malisheva mposht 2:0 gjigantin skocez Hibernian
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2026, 19:06

Malisheva ka shënuar një fitore të madhe, duke e mposhtur me rezultat 2:0 gjigantin skocez Hibernian në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Konferencës. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTK.

Heroi i ndeshjes ishte Kreshnik Uka. Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në edicionin e kaluar, me 19 gola, zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, pasi u shërbye në mënyrë ideale nga Arlind Veliu dhe realizoi nga afërsia./rtk/

Uka ishte protagonist edhe në golin e dytë. Në minutën e 90-të ai asistoi për Valmir Nafiun, i cili vulosi fitoren 2:0 dhe i dha Malishevës një epërsi të rëndësishme para ndeshjes së kthimit, që zhvillohet pas një jave në Skoci.

Për Malishevën kjo është paraqitja e tretë radhazi në kualifikimet e garave evropiane, ndërsa skuadra po vazhdon të shkruajë histori. Në raundin e parë kualifikues, ekipi kosovar eliminoi Vllazninë e Shkodrës.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Skoci. Skuadra që siguron kualifikimin nga kjo përballje do të luajë në raundin e tretë kualifikues ndaj fituesit të çiftit Bravo (Slloveni) – Shkëndija e Tetovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika