LAJME

Malisheva e mposht Buduçnostin

Malisheva e mposht Buduçnostin
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2024, 19:11

Malisheva ka nisur me fitore fushatën kualifikuese në Conference League, duke mposhtur Buduçnostin me rezultat minimal 1-0 të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola, me skuadrën malazeze që ka pasur më shumë iniciativë.

Në minutën e dhjetë, Buduçnost ka pasur një rast të mirë me Vukotiç, por gjuajtja e tij nuk e ka gjetur kuadratin e portës.

Malisheva e ka pasur rastin më të mirë në minutën e tridhjetë e tretë, kur Veliu ka gjuajtur nga distanca, por topi ka shkuar mbi portë.

Në pjesën e dytë, skuadra kosovare ka qenë më e mirë në fushë. Brruti ka pasur një mundësi të mirë në minutën e dyzet e tetë, por gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Mijatoviç. Megjithatë, në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, Brruti ia ka dalë të shënojë një gol të bukur me një gjuajtje të fortë nga distanca, pas një asistimi nga Sobowale, duke e kaluar Malisheven në epërsi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 korrik në Mal të Zi, ku Malisheva do të kërkojë të ruajë epërsinë dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika