Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, në një vizitë inauguruese ambasadores së re të Kosovës, Ariana Zherka-Hoxha, ia ka përmendur si të përfunduar çështjen e demarkacionit mes dy shteteve.
Në një njoftim të MPJ-së malazeze të martën, është theksuar se Raduloviq ka shprehur besimin që bashkëpunimi i hapur dhe intensiv mes dy shteteve do të vazhdojë edhe nën mandatin e Zherkës.
“Si shteti më i vogël në rajon, Mali i Zi është shumë i përkushtuar në bashkëpunim të mirë rajonal, stabilitet dhe paprekshmëri të kufijve të përcaktuar bashkë. Në këtë kuptim, kreu i diplomacisë malazeze vuri në pah shembullin e mirë të bashkëpunimit, të nënshkrimit të Marrëveshjes për kufijtë, në qershor të 2018-s, që me sukses kompletoi çështjen e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës”, thuhet në përshkrimin që MPJ-ja e Malit të Zi ia ka bërë takimit Raduloviq-Zherka.





