Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18 vjeçare nga Kosova lejoheshin të kalonin kufirin vetëm me certifikatë të lindjes. Sipas vendimit të ri, edhe ky grup i shtetasve duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi”, thuhet në komunikatë.





