Shoqëria Kulturore-Artistike “Malësori” nga fshati Gjonaj i Hasit ka mbushur plot 50 vite veprimtari, një rrugëtim i gjatë që mishëron kulturën, artin dhe trashëgiminë shpirtërore shqiptare.
“50 vite kulturë, 50 vite art, 50 vite trashëgimi shpirtërore, 50 vite përfaqësim dinjitoz i kulturës dhe traditës së lashtë shqiptare nga krenaria hasjane”, është përshkrimi që i bëhet kësaj shoqërie që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën kulturore të vendit.





