Diana Majer nga Instituti Kroat i Shëndetit Publik deklaroi se Kroacia i “dhuron” fqinjëve, përfshirë Kosovës, vaksina që nuk do përdoren brenda afatit.
Majer: Kroacia i dhuron Kosovës vaksinat e pashpenzuara

“Vaksinat që nuk përdoren brenda afatit, do u jepen vendeve fqinje, si Bosnje e Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, dhe gjithashtu i dhuruam edhe Butanit,” deklaroi ajo si e ftuar në TV H1 të Zagrebit, shkruan kosovo-online.
Ajo e tha këtë duke folur për imunizimin e ngadaltë në Kroaci dhe për faktin se plani për të vaksinuar më shumë se 50 përqind të popullsisë në atë vend deri në fund të qershorit nuk është përmbushur.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




