LAJME

Macron fton të njihet Asociacioni dhe Vuçiqi të dënojë sulmin në Banjskë

Macron fton të njihet Asociacioni dhe Vuçiqi të dënojë sulmin në Banjskë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2023, 10:30

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për njohjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, derisa ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet t’i dënojë sulmet e 24 shtatorit.

Gjatë një konference për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë presidenti Macron ka thënë se dënimi i sulmit nga Vuçiqi kontribuon në rikthimin e qetësisë në veri.

“E dini që ne ndjekim me vigjilencë tensionet qe ekzistojnë mes Serbisë dhe Kosovës. Franca e Gjermania kanë bërë udhërrëfyes që është i mirë e presim të respektohet nga dy palët. Mendoj se është përgjegjësia e Vuçiqit të dënojë aktet e 24 shtatorit sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në veri”, ka deklaruar ai.

Sipas Macronit, autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë duhet t’i riorganizojnë zgjedhjet në veri dhe të sigurohet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje.

“Presim nga autoritetet serbe e kosovare për riorganizim të zgjedhjeve, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiqi të jetë përgjegjës dhe pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar. E them me qartësi ju kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respekt për fjalën e dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që palët të ecin përpara dhe është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka shtuar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika