LAJME

Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit ta ndalë luftën

Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit ta ndalë luftën
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2022, 18:52

Gjatë një bisede telefonike, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i kërkuan liderit rus të lirojë dymijë e 500 mbrojtësit ukrainas të fabrikës së çelikut Azovstal të ndaluar aktualisht nga forcat e Kremlinit, tha pallati Elysee.

Dy liderët evropianë i kërkuan gjithashtu Putinit të pranonte një shkëmbim të drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe këmbëngulën në urgjencën e heqjes së bllokadës ruse të portit të Odesës për të lejuar eksportet e grurit ukrainas, shtoi pallati.

Javën e kaluar, ushtria ruse shpalli Azovstal dhe të gjithë Mariupolin “të çliruar plotësisht” dhe raportoi se më shumë se dymijë e 400 luftëtarë ishin liruar, përcjell Klankosova.tv

Luftëtarët që kishin nevojë për trajtim mjekësor, u dërguan në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia, rreth 30 milje në lindje të Mariupolit, ndërsa të tjerët u dërguan në Olenivka.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika