- Reklama -

LVV zyrtarizon kandidaturën e Valon Hotit për kryetar të Malishevës

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Valon Hoti është kandidat për kryetar të komunës së Malishevës.

LVV në njoftimin e tyre thotë se në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim.

- Reklama -

“Qytetarëve u duhet një komunë që punon ndershëm, qeveris drejt dhe zhvillon çdo lagje e çdo fshat. Valon Hoti është kandidati ynë për kryetar të komunës. Sot, në një takim me strukturat organizative të Qendrës së Lëvizjes në Malishevë, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Organizativ Alim Rama, Koordinatorit të Qendrës Gani Krasniqi, deputetit Salih Zyba dhe ish-deputetes Jetmire Vrenezi, u konfirmua mbështetja e plotë dhe e parezervë për kandidaturën e Valon Hotit për kryetar të komunës së Malishevës”, njoftoi LVV.

Gjithashtu, LVV shton se “Valon Hoti, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i ardhshëm i komunës, do të punojë për një qeverisje që i jep fund padrejtësive dhe neglizhencës, që hap rrugë të reja zhvillimi për bujqit, ndërmarrësit dhe të rinjtë, dhe që i rikthen komunës dinamikën dhe besimin”.
“Me Valonin kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, ndërlidhja komunë-qeveri do të funksionojë siç duhet, duke sjellë projekte të reja për Malishevën. Urime të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve të Malishevës! Le të punojmë për çdo orë të mbetur, në çdo lagje e çdo fshat, për fitoren e madhe të 12 tetorit”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort