LVV pranoi mbi 36 mijë euro donacione për 5 muaj

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 16, 2026
LVV pranoi mbi 36 mijë euro donacione për 5 muaj

Lëvizja Vetëvendosje, për pesë muaj, nga data 09.06.2025 deri më 09.11.2025, ka pranuar 36 mijë e 680 euro donacione, sipas raportimit të tyre në KQZ.

Kështu thuhet në raportin financiar të audituar për zgjedhjet, të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në mesin e 34 kontribuuesve është edhe nënkryetari i kësaj partie, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili sipas raportit, i dha donacion partisë së tij 1 mijë euro.

Dy herë nga 165 euro i dha edhe ish-deputeti i legjislaturës së fundit dhe deputeti i zgjedhur, Avni Dehari, që në total bëjnë 330 euro.

Para për partinë dhanë edhe dy ish-deputetë të tjerë të Vetëvendosjes. Driton Hyseni nga Podujeva dhuroi 240 euro, ndërsa Agon Batusha nga Gjakova dha 1 mijë e 500 euro.

Përveç figurave të njohura të LVV-së, para dhanë edhe disa biznese.

“Anita Teks Group” L.L.C. dha donacion 5 mijë euro për këtë subjekt politik. Njëjtë dha edhe një biznes tjetër me emrin “Zam Group” Sh.P.K.

Ky është RAPORTI I PLOTË I DONACIONEVE.

Donacionet dhe kontributet në të holla. Raporti i KQZ-së
Donacionet dhe kontributet në të holla. Raporti i KQZ-së

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika