Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, përmes një komunikate për media ka reaguar pas publikimit të raportit rreth realizimit të buxhetit të komunës për vitin 2023, duke thënë se Shaqir Totaj ka dështuar edhe kësaj radhe të e shpenzoj buxhetin e komunës në të mirë dhe për interesa të qytetarëve të Prizrenit.
Në mungesë të projekteve, për dy vite, afër 16 milionë euro u dëmtua qytetari i Prizrenit, thuhet më tej në komunikatën e LVV -së.
Reagimi i plotë:
Miliona euro të pa shpenzuara në Komunën e Prizrenit. E njëjta histori sikurse vitin e kaluar!
Shaqir Totaj dështon edhe kësaj radhe të e shpenzoj buxhetin e komunës në të mirë dhe për interesa të qytetarëve të Prizrenit. Miliona euro mbesin të pa shpenzuara!
⛔️ Afër 9 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2022.
⛔️ Afër 7 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2023.
❗️Në mungesë të projekteve, për dy vite, afër 16 milionë euro u dëmtua qytetari i Prizrenit nga qeverisja e papërgjegjshme e kryetarit Shaqir Totaj.
❌ Shaqir Totaj, kryetar i dështimeve!