Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, në rast që nuk ndërmerren masa konkrete për dy zyrtarë komunal, që sipas tyre janë të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në njoftimin e tyre theksohet se zyrtarët I.G dhe B.R edhe pse janë të akuzuar, ende vazhdojnë të ushtrojnë pozitat e tyre në komunën e Prizrenit.





