Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka kritikuar kryetarin Shaqir Totaj, për mos mbajtjen e premtimit gjatë fushatës zgjedhore. Siç ka thënë LVV, kryetari Totaj kishte premtuar një nënkalim dhe parking nëntokësor në lagjen Bazhdarhane, si edhe shumë premtime të tjera të kryetarit Shaqir Totaj që nuk u realizuan kurrë!
LVV në Prizren: Nënkalimi dhe parkingu nëntokësor në lagjen Bazhdarhane, premtim kryetarit Totaj që nuk u realizuan kurrë

“Gjatë fushatës zgjedhore komunale, kryetari Totaj premtoi ndërtimin e një nënkalimi dhe parkingu nëntokësor në lagjen Bazhdarhane, një projekt i cili do të lehtësonte ndjeshëm trafikun dhe do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të parkimit, që prej kohësh po rëndon jetën e përditshme të qytetarëve. Megjithatë, sot, pothuajse në përfundim të mandatit të tij, ky premtim mbetet vetëm në letër e pa asnjë veprim konkret në realizimin e tij.”, ka shkruar dega e LVV-së në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

