LAJME

LVV në Prizren me akuza ndaj pushtetit lokal në Prizren për pronën publike të tregut “Fatoni”

LVV në Prizren me akuza ndaj pushtetit lokal në Prizren për pronën publike të tregut “Fatoni”
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2023, 22:57

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, përmes një komunikate për media kanë shprehur shqetësimin e tyre siq thonë ata për zhvatjen dhe keqpërdorimin që po i bëhet pronës publike nga PDK dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

LVV në Prizren akuzon pushtetin lokal se me negocim direkt, pa ndonjë proces transparent dhe në kushte të barabarta, pronën publike, pronën e Komunës së Prizrenit – e njohur si Tregu “Fatoni”, e dhan në shfrytëzim për 40 vite me mundësi vazhdimi për 99 vite, me pagesën simbolike, thuhet më tej në reagimin e sotë.

Kjo është komunikata e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren shprehë shqetësimin e saj për zhvatjen dhe keqpërdorimin që po i bëhet pronës publike nga PDK dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Të nderuar qytetarë të Prizrenit.

Në seancën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila është mbajtur dje, me datë: 23.11.2023, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i mbështetur edhe nga bashkëpartiakët e tij, parti e kuvendarë të tjerë opozitarë në Kuvendin Komunal, me negocim direkt, pa ndonjë proces transparent dhe në kushte të barabarta, pronën publike, pronën e Komunës së Prizrenit – e njohur si Tregu Fatoni, në sipërfaqe të përgjithshme 26,100 metër katror, i dha në shfrytëzim për 40 vite me mundësi vazhdimi për 99 vite, me pagesën simbolike të qirasë mujore në vlerë të 400.00 euro, operatorit ekonomik privat – “Fatoni 1 Sh.P.K”.

Kjo tregti dhe zhvatje e pronës publike po bëhet në emër të pazareve dhe hesapeve financiare dhe elektorale të  kryetarit, Shaqir Totaj dhe Ldk – së si parti opozitare.

Është e pafalshme dhe e papranueshme ajo që ky kryetar dhe ky pushtet po i bënë qytetarit dhe qytetit të Prizrenit, thuhet në fund të komunikatës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika